Kjo është situata në grupin e Shqipërisë

Futboll

Kjo është situata në grupin e Shqipërisë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 17:35
Shqipëria

Shqipëria ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të futbollit Euro 2024, duke u ballafaquar me Kroacinë me të cilën ka barazur me rezultat 2-2 për të siguruar kështu pikën e parë pas dy ndeshjeve.

Kuqezinjtë pas humbjes në ndeshjen e parë nga Italia, zbritën në fushë me një vendosmëri të madhe dhe ishin shumë më të mirë se kroatët, sidomos në pjesën e parë, gjë e cila u dëshmua edhe me golin e epërsisë pas 11 minutave të realizuar nga Qazim Laçi.

Gjithsesi, pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjera, me Kroacinë që fillimisht brenda dy minutave shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin, por ishte Gjasula ai që barazoi gjithçka në 2-2 në minutat shtesë të ndeshjes.

Në grupin B, prijnë Spanja dhe Kroacia me nga 3 pikë, Shqipëria është e treta me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia në vendin e katër.

Në ndeshjen e radhës Shqipëria do të ballafaqohet me Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat