UEFA zyrtarisht konfirmon suspendimin e Arlind Sadikut nga Euro 2024

Futboll

UEFA zyrtarisht konfirmon suspendimin e Arlind Sadikut nga Euro 2024

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 17:20
Arlind Sadiku

UEFA zyrtarisht e ka konfirmuar për Dukagjinin se e ka suspenduar nga Kampionati Evropian “Gjermani 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku.

Siç thuhet në përgjigjen e UEFA-s, anulimi i akreditimit, Sadikut i është bërë nën arsyetim për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes Angli-Serbi.

“UEFA mund të konfirmojë se një gazetari i është anuluar akreditimi për shkak të sjelljes së keqe në ndeshjen e UEFA EURO 2024 ndërmjet Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024.

Ky reporter mund të zëvendësohet nga një gazetar tjetër nga e njëjta organizatë për pjesën e mbetur të turneut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat