Shkëlqeu në Bundesliga, “tulipani” holandez në qendër të merkatos

Futboll

Shkëlqeu në Bundesliga, “tulipani” holandez në qendër të merkatos

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:09
Frimpong

“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës, Jeremie Frimpong është duke shkëlqyer, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke ngjallur kështu interesin e disa “gjigantëve” të futbollit evropian, si Real Madrid, Manchester United e së fundmi edhe disa klube të tjera.

Chelsea, Arsenal, Bayern Munich e Manchester City po kërkojnë të lëvizin shpejt në këtë operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në muajin janar, por përveç konkurrencës me dy klubet e tjera, “gjigantët” ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me Frimpong që nuk dëshiron të lëviz në merkaton e dimrit.

Për kartonin e tij, Leverkusen mendohet se kërkon minimalisht 60-70 milionë euro, por deri në merkaton e verës ndoshta ky çmim mund të rritet, por edhe të ulët, në varësi të performancave të lojtarit, që deri më tani kanë qenë fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat