Cristiano Ronaldo feston fitoren e Portugalisë me moton e Juventusit!

Futboll

Cristiano Ronaldo feston fitoren e Portugalisë me moton e Juventusit!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:56
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo feston fitoren e Portugalisë me moton e Juventusit!

Debutimi i Portugalisë në “Euro 2024” ishte më i komplikuar nga sa pritej. Skuadra e Roberto Martinez mundi 2:1 Çekinë, duke u kthyer nga disavantazhi, falë golit të shënuar në kohën shtesë prej Chico Conceiçao.

Suksesi gëzon edhe Cristiano Ronaldon, i cili dje theu një tjetër rekord, duke u bërë i vetmi futbollist që mund të jetë i pranishëm në gjashtë edicione të ndryshme të Kampionateve Europiane të futbollit.

Lojtari i Al Nassr, duke kujtuar të kaluarën e tij bardhezi, ka festuar në rrjetet sociale me një mesazh që shpjegon mirë dëshirën e tij të pafund për të fituar: “Deri në fund” (fino alla fine”).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat