Cila do të jetë e ardhmja?

Futboll

Cila do të jetë e ardhmja?

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:53
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot, mesfushori i Juventusit dhe Francës, foli në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares franceze në Gjermani, ku “gjelat” po përgatiten për sfidën e radhës në Kampionatin Europian:

“Dëmtimi i Mbappe si ai i Szczesny? Nuk e di saktësisht nëse është njësoj dëmtimi i Kylian. Ai iu nënshtrua operacionit të nesërmen ose dy ditë më vonë dhe ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

Mendova se e ardhmja ime do të vendosej para Kampionatit Evropian. Nuk ndodhi kështu, por nuk më shqetëson. Jam i fokusuar në Kampionatin Europian, e kam lënë mënjanë këtë gjë. Po flas me agjentin tim, por është në plan të dytë. Jam plotësisht i fokusuar te Franca, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat