Llogaria “Hamburgi” publikon video fantastike ku tifozët shqiptarë performojnë këngën “Besa-besë”

Futboll

Llogaria “Hamburgi” publikon video fantastike ku tifozët shqiptarë performojnë këngën “Besa-besë”

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:57
Tifozët

Tifozët shqiptarë njihen për organizimet e tyre fantastike.

E s’ka si të jetë ndryshe as sot në Gjermani.

Shqiptarë të shumtë krah njëri-tjetrit kanë vërshuar rrugët e Hamburgut të veshur Kuq e Zi.

Këto ngjyra sot shihen anembanë vendit, me koreografi fantastike të këngëve të njohura

“Besa-besë”, dëgjohet duke u kënduar nga këta tifozë në mesin e Hamburgut.

Një video mjaftë e bukur është publikuar edhe nga një prej llogarive të njohura në Instagram të këtij qyteti gjerman.

Tifozët shqiptarë siç duken po rrëmbejnë zemrat e të gjithë popujve, por edhe sot kur ndeshja do të jetë me Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat