Cana: Me mentalitet “luftëtari” kundër Kroacisë

Futboll

Cana: Me mentalitet “luftëtari” kundër Kroacisë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:52
Lorik Cana

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana foli përpara ndeshjes Shqipëri-Kroaci në Euro 2024, u shpreh se presioni është në anën e kundërshtarëve.

“Kënaqësi dhe nder shumë i madh. Sporti mbledh me mijëra tifozë. Janë raste të rralla për vendin tonë. Çunat duhet t’i mbështesim deri në fund. Dëshira ime për në fushë është e madhe, por forma ime nuk është si më parë.

Kroacia? Kundërshtari ka histori dhe lojtarë shumë të mirë. Ne e kemi ditur që  nuk jemi pretendentët. Presioni nuk është në anën tonë. Djemtë ta shijojnë dhe të luftojnë deri në fund.

Krahasimi me 2016? Në anën teknike nuk mund t’i krahasosh dy Kombëtaret. Mentaliteti jonë duhet të jetë mentalitet luftëtari.

Në 2016, ishim të zotë për të pritur pas, por duhet ta tregojmë veten edhe në sulm. Sepse cilësitë i kemi”, theksoi Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat