Shqipëria trondit Kroacinë, festë në minutat e fundit

Futboll

Shqipëria trondit Kroacinë, festë në minutat e fundit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 qershor 2024 Në ora: 14:06 Përditësuar në ora: 16:56 më 19.06.2024
Pamje nga ndeshja

Pikë e madhe për kuqezinjtë

Shqipëria ka barazuar në fund me rezultat 2:2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Kampionatit Botëror.

Atmosferë drithëruese në stadiumin në Hamburg, një ndeshje e luftuar, një Shqipëri përplot shkëlqim në 45 minutat e parë por edhe në çastet e fundit.

Klaus Gjasula ka barazuar rezultatin në minutën e 90+5. 

Kroacia - Shqipëria 2:2

Stadiumi "Volksparkstadion" në Hamburg.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shikues: 49.000.
Shënues: Kramariç (74'), Gjasula (76' - autogol) - Laçi (11'), Gjasula (90+5’).
Kartona të verdhë: Hysaj, Daku.

Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, J. Shutalo, Gvardiol, Perishiq (Sosa 84'), Brozoviq (Pashaliq 46'), Modriç, Kovaçiq, Majer (Suçiç 46'), Kramariç (Baturina 84') dhe B. Petkoviq (Budimir 69').
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani (Hoxha 85'), Asllani, Asani (Seferi 64'), Bajrami, Laçi (Gjasula 72') dhe Manaj (Daku 85').

Në minutën e 11-të, atmosfera shpërthen si vullkan në stadium, Qazim Laçi si mjeshtër, shënon me kokë pas krosimit të Jasir Asanit. 0:1. 

Në minutën e 14-të, Bajrami me lëvizje dinake gati shënoi por për fat të keq topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 29-të, Hysaj i pafat, goditja e tij nga 15-16 metra shkoi mbi portën e kroatëve. 

Kristjan Asllani në pozitë ideale nuk shënoi në minutën e 31-të. Portieri Livakoviq shpëtoi gol të sigurt. 

Në fund të pjesës së parë, Rey Manaj lëshoi rast ideal, goditja e tij u ndal nga portieri Livakoviq.

Përderisa Shqipëria tregoi lojë të madhe në pjesën e parë, e dyta i takoi kroatëve.  

Në minutën e 50-të, Thomas Strakosha reagoi si hero, duke ia mohuar golin zëvendësuesit Suçiç.   

Në minutën e 58-të, Modriç harkoi nga korneri, Shutalo nga afërsia për fat të mirë gjuajti jashtë portës. 

Në minutën e 67-të, Nedim Bajrami këmbëshpejt, futet në 16-sh por goditja e tij shkoi jashtë portës së majtë të kroatëve. 

Dy gola për tre minuta. 

Në minutën e 74-të, mbrojtja në krye me Hysajn nuk reaguan si duhet dhe Andrej Kramariç nga rreth 10-11 metra shënoi për 1:1.

Në minutën e 76-të, një veprim i shpejt i kroatëve, Klaus Gjasula shënoi autogol, 2:1.

Në minutën e 90+3, Daku dështoi nga një pozitë e qind për qindtë. 

Gjasula në minutën e 90+5, ka barazuar rezultatin 2:2.

Spanja kryeson me 3 pikë, pasojnë Italia 3, Shqipëria 1 dhe Kroacia 1 pikë. 

Më 24 qershor, Shqipëria ndeshet me Spanjën (21.00) dhe Kroacia - Italia (21.00).

Atmosferë drithëruese, Laçi shënon

(E plotësuar) - 90' Pak shpresa.

Kroacia - Shqipëria 2:2

Stadiumi "Volksparkstadion" në Hamburg.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shikues: 49.000.

Shënues: Kramariç (74'), Gjimshiti (76' - autogol) - Laçi (11').

Kartona të verdhë: Hysaj.

Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, J. Shutalo, Gvardiol, Perishiq (Sosa 84'), Brozoviq (Pashaliq 46'), Modriç, Kovaçiq, Majer (Suçiç 46'), Kramariç (Baturina 84') dhe B. Petkoviq (Budimir 69').
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani (Hoxha 85'), Asllani, Asani (Seferi 64'), Bajrami, Laçi (Gjasula 72') dhe Manaj (Daku 85').

87' Ndeshja drejt fundit.

82' Shqipëria në presion.

76' Berat Gjimshiti shënoi autogol.

74' Mbrojtja në krye me Hysajn nuk reaguan si duhet dhe  Andrej Kramariç nga rreth 10-11 metra shënoi për 1:1.

73' Kroatët në siklet, Shqipëria e motivuar.72' Kështu luftohet me zemër.

70' Sa më shumë që kalojnë minutat aq më mirë për Shqipërinë.

67' Nedim Bajrami këmbëshpejt, futet në 16-sh por goditja e tij shkoi jashtë portës së majtë të kroatëve. 

66' Shqipëria po lufton.63' Lojë e mirë e kuqezinjve.

60' Emocione të mëdha.

58' Shqipëria po mbrohet me sukses. Modriç harkoi nga korneri, Shutalo nga afërsia për fat të mirë gjuan jashtë portës. 

56' Kroacia po sulmon.52' Kroacia më e mirë në pjesën e dytë.

50' Thomas Strakosha reagon si hero, duke ia mohuar golin zëvendësuesit Suçiç. 

48' Shqipëria po luan me zgjuarsi.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Rey Manaj lëshoi rast ideal, goditja e tij ndalet nga portieri Livakoviq.

44' Shqipërua në epërsi me golin e Qazim Laçit.42' Modriç fare nuk po vërehet, në anën tjetër tifozët broharasin Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.

41' Asllani me shokë menaxhojnë për bukuri lojën.

39' Lojë e shpejt, nuk mungojnmë edhe rastet.

34' Lojë për lavdatë e shqiptarëve.31' Kristjan Asllani në pozitë ideale nuk shënoi, portieri Livakoviq shpëtoi gol të sigurt.

29' Hysaj i pafat, goditja e tij nga 15-16 metra shkoi mbi portën e kroatëve. 

28' Shqipëria po tregon lojë, po tregon zemër, po tregon angazhim dhe aspak inferiore ndaj kroatëve.  

26' Lojë e hapur, Shqipëria e Sylvinhos në nivelin e lartë. 23' Djelmoshat kuqezi po luajnë me vetëmohim të pashoq.

22' Kroacia në presion të madh.

19' Shqipëria po luan për bukuri.

14' Bajrami me lëvizje dinake gati shënoi por për fat të keq topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

13' Shqipëria me zemër të madhe.11' Qazim Laçi mjeshtër, shënon me kokë pas krosimit të Jasir Asanit., 0:1. 

9' Kroacia ka iniciativën.

7' Lojë me ritëm të lartë.

5' Shqipëria po tregohet më e mirë deri me tash.

3' Atmosferë e bukur, Shqipëria apo Kroacia.1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Intonohen himnet.

Modriç nga minuta e parë ndaj Shqipërisë

Atmosferë drithëruese në Hamburg.

Përballen Kroacia – Shqipëria në kuadër të Grupit B të Euro 2024.

Luka Modriç nga minuta e parë ndaj kuqezinjve, në takimin që fillon në orën 15.00.

Kroacia - Shqipëria

Stadiumi "Volksparkstadion" në Hamburg.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).

Shikues: 49.000.

Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, J. Shutalo, Gvardiol, Perishiq, Brozoviq, Modriç, Kovaçiq, Majer, Kramariç dhe B. Petkoviq.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Laçi dhe Manaj.

Shqipëria në presion

Formacioni zyrtar i Shqipërisë. Silvinjo bën disa ndryshime për ndeshjen kundër Kroacisë! 

Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar.

Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Tifozja e flaktë bën parashikimin për duelin Kroaci - Shqipëri

Tifozja e flaktë bën parashikimin për duelin Kroaci - Shqipëri!

Tifozja e flaktë kroate, Ivana Knoll do të jetë e pranishme në stadiumin “Volksparkstadion” për të ndjekur duelin Kroaci-Shqipëri.

Në prag të kësaj sfide ajo ka dhënë një prononcim për median kroate 24 sata. Knoll ka parashikuar ndeshjen, e cila sipas saj do të përfundojë me fitoren 2-0 për Kroacinë.

Modelja gjithashtu ka gjetur edhe golashënuesin duke thënë se do të jetë sulmuesi Bruno Petkoviç, i njëjti që humbi penalltinë kundër Spanjës në duelin e parë.

Tifozët i japin zemër Kombëtares para fillimit të sfidës

Tifozët i japin zemër Kombëtares para fillimit të sfidës!

Diçka më pak se 1 orë na ndanë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë.

Pra, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Në stadium kanë filluar të hyjnë tifozët e parë, të cilët janë pozicionuar të tribunat e tyre dhe kanë nisur menjëherë të mbëshesin Kombëtaren në prag të kësaj sfide.

Silvinjo befason me zgjedhjet, ul edhe Brojën në stol në ndeshjen ndaj Kroacisë

Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024. Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar. Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.

FORMACIONI TITULLAR

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo.

Ky është formacioni befasues i Shqipërisë ndaj Kroacisë

Sylvinho i lë të gjithë me gojë hapur! Braziliani ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme.

E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.

Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes.

Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat