Media serbe mbetet pa frymë: Valvitet Flamuri i Kosovës para stadiumit ku paraqitet Serbia! 

Futboll

Media serbe mbetet pa frymë: Valvitet Flamuri i Kosovës para stadiumit ku paraqitet Serbia! 

Nga: K.Goca Më: 19 qershor 2024 Në ora: 13:12
Media serbe paraqet ktëë fioto, një foto normale

Makineria serbe është ngritur në këmbë duke bërë lloj lloj propagande kundër shtetit të Kosovës.

Edhe pse kombëtarja e Kosovës nuk është kualifikuar në Kampionatin e Evropian, emri i shtetit tonë është më i përfoluri.

Një farë pamfleti serb, “Kurir” ka shkarravitur” kësisoj:

Image

“Një skandal i ri e i egër dhe provokim brutal në Kampionatin Evropian.

Para stadiumit ku Serbia do të luajë ndeshjen e xhiros së dytë të Euros 2024 kundër Sllovenisë (e enjte, ora 15.00), është parë një huligan me fanellën e Shqipërisë duke valëvitur flamurin e shtetit të Kosovës.

Kjo është një tjetër në serinë e skenave të turpshme të fansave shqiptarë që tashmë janë vënë në qendër të vëmendjes së publikut për shfaqjen e shqiponjës dykrenore, simbolin e Shqipërisë së madhe.

Për shkak se e shfaqën këtë simbol në transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes, shqiptarët u gjobitën me 10 mijë euro dhe mund të thuhet se UEFA për pak i shpërbleu. Nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, mbetet për t'u parë”.

Makinerisë serbe i pengon çdo gjë që e ka emrin Kosovë dhe shqiptarë dhe një ofensivë e paskrupullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat