Talenti spanjoll sfidon Italinë

Futboll

Talenti spanjoll sfidon Italinë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 13:00
Spanja

Sfida kryesore e Grupit B në Euro 2024 është ajo mes Spanjës dhe Italisë, dy skuadra që fituan në përballjet e para. Ndaj, ndeshja direkte mes tyre do të përcaktojë edhe kryesuesin e grupit

Nico Williams, mesfushori me tipare sulmuese i Spanjës, që luan me Athletic Bilbao, për “Gazzetta dello Sport” tha: “Do të jetë ndeshje e vështirë, e balancuar, një sfidë që mund të shkojë në një mënyrë ose në tjetrën”.

“Shpresojmë që do të jetë në dorën tonë dhe sigurisht që do të përpiqemi të fitojmë.

Të gjithë e pamë ndeshjen kundër Shqipërisë së bashku dhe Italia na bëri përshtypje, një ekip intensiv, i fortë që bën presing lart dhe mbyllet mirë”, deklaroi Williams.

Pas zhgënjimit në botërorin e fundit, Nico Williams mendon se ekipi ka mësuar shumë nga ai eliminim. “Kemi ndryshuar trajneri, stilin e lojës dhe mentalitetin.

Këtu shoh energji të madhe, përqendrim dhe vetëdije për të bërë diçka të madhe për Spanjën duke fituar turneun për herë të katërt, diçka që askush nuk e ka bërë ende”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat