Ronaldo dhe Pepe në histori

Futboll

Ronaldo dhe Pepe në histori

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:41
Ronaldo dhe Pepe

Cristiano Ronaldo dhe Pepe janë dy prej lojtarëve që tek Portugalia mund të konsiderohen si nga më të rëndësishmit e skuadrës.

Të dy së bashku japin prej më shumë vitesh kontribut të jashtëzakonshëm për luzitanët. Edhe në mbrëmjen e së martës, të dy ishin në fushë përballë Çekisë, duke shënuar emrin e tyre në listën e rekordeve.

CR7 luajti Evropianin e tij të gjashtë, teksa nga viti 2004 nuk ka munguar në asnjë turne kontinental. Askush më parë nuk ka arritur që të marrë pjesë në kaq shumë Evropianë, duke vendosur një rekord unik. Ronaldo arriti që në 2016 të fitonte trofeun, e në Evropianin e tij të fundit të përsërisë të njëjtin sukses.

Në krahun tjetër, Pepe zbriti në fushë ndaj Çekisë në moshën 41-vjeçare  113 ditë. Kështu, mbrojtësi bëhet futbollisti me moshën më të madhe që luan në finalet e një Evropiani. Ndonëse me më shumë se katër dekada, Pepe luajti për 90 minuta, e duke e ndihmuar jo pak skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat