Silvinjo bën tre ndryshime

Futboll

Silvinjo bën tre ndryshime

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:25
Silvinjo

Pas humbjes përballë Italisë në ndeshjen e parë, pritet që trajneri Silvinjo të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës kundër Kroacisë.

Shqipëria synon pikë që të mund të shpresojë te kualifikimi, prandaj sfida e sotme ndaj Kroacisë është vendimtare për këtë objektiv.

Tekniku brazilian pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në sfidën e sotme. Ismajli rikthehet në qendër të mbrojtës, ndërsa Balliu pritet të marrë vendin e Hysajt, i cikli është kritikuar shumë në rrjetet sociale pas humbjes përballë Italisë. Ndryshime ka edhe në sulm, ku pritet që Hoxha të zërë vendin e Seferit në krah.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat