Guler realizoi një gol magjik, vjen reagimi i Bellingham

Futboll

Guler realizoi një gol magjik, vjen reagimi i Bellingham

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:18
Guler

Jude Bellingham ka reaguar ndaj shokut të tij të skuadrës në Real Madrid, Arda Guler, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm për Turqinë në Euro 2024.

19-vjeçari shënoi me një goditje të mrekullueshme nga distanca gjatë fitores 3-1 të Turqisë kundër Gjeorgjisë të martën, më 18 qershor.

Guler u bë lojtari më i ri që nga Cristiano Ronaldo në vitin 2004 që shënon në debutimin e tij në Kampionatin Europian.

Bellingham, megjithatë, nuk u befasua nga goditja spektakolare e Guler. Anglezi komentoi nën postimin e Guler: “Not surprised abi.” (Nuk jam i befasuar vëlla).

Arda Guler gjithashtu fitoi çmimin Lojtari i Ndeshjes për paraqitjen e tij me kundër Gjeorgjisë. I riu iu bashkua Real Madridit nga Fenerbahce verën e kaluar.

Turqia e Gulerit do të rikthehet në aksion të shtunën e 22 qershorit për t’u përballur me Portugalinë e Ronaldos. Turqit aktualisht janë në krye të Grupit F për diferencën e golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat