Spalletti konfirmon formacionin që përmbysi Shqipërinë

Futboll

Spalletti konfirmon formacionin që përmbysi Shqipërinë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:52
Pamje nga një ndeshje

Pas fitores në ndeshjen debutuese ndaj Shqipërisë, takimi ndaj Spanjës, të enjten, mund të jetë vendimtare për Italinë për të fituar kualifikimin mes 16 më të mirave në  Euro 24. Përballë “Furisë së Kuqe”,

Spalletti nuk ka në mendje ndryshojë diçka në formacion.

Në seancën e së martës, e zhvilluar me dyer të mbyllura, trajneri italian provoi të njëjtën njëmbëdhjetëshe që mundi kombëtaren e Silvinhos në ditën e parë, duke konfirmuar kështu mbrojtjen me katër lojtarë.

Nga testet e bëra në fushë, megjithatë, nuk mund të përjashtohet që moduli 4-3-2-1 i ndeshjes ndaj shqiptarëve të bëhet 4-3-3 me Frattesin, Jorginhon dhe Barella në mesfushë, Chiesa në të djathtë dhe Pellegrini në të majtë pas Scamaccas.

Duke pasur parasysh edhe cilësitë e driblimit të kundërshtarëve, opsioni për të parë Cristanten në fushë që në minutën e parë mbetet i gjallë, por në stërvitjen e fundit (dhe po ashtu edhe atë të një ditë më parë), Spalletti nuk ndryshoi asgjë te skuadra që luajti një ndeshje të shkëlqyer në debutimin e saj ndaj kuqezinjve.

Ndaj Spalleti po shkon drejt konfirmimit të plotë të formacionit që përmbysi Shqipërinë, gjë që ndoshta do të konfirmohet edhe në seancën finale të planifikuar për në orën 17:00 të kësaj të mërkure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat