Martinez lartëson Conceiçaon

Futboll

Martinez lartëson Conceiçaon

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:51
Pamje nga ndeshja

Portugalia iu fal golit të Francisco Conceicaos në kohën shtesë për të marrë tri pikët përballë Çekisë.

Futbollistit 21-vjeccar i mjaftuan më pak se 2 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, pasi u aktivizua në të 90-ën nga Roberto Martinez. Tekniku spanjoll, pas ndeshjes, tregoi se ka një vlerësim të madh për sulmuesin, tek i cili ve♪5on nuhatjen që ka ai për golin.

“Ishte një ndeshje e vështirë, për mënyrën se si reaguan kundërshtarët tanë.

Por, me e merituam fitoren për çka dhamë në fushë. Fransisco është shembulli perfekt i atij qe e fiton gjithçka me forcën e vet, pa asnjë mbështetje.

Si te thuash, e rrëmben vendin ne ekip. Ai tregoi se është gati të ndihmojë skuadrën. Është një lojtar i pjekur dhe ka nuhatje për golin.

Dua ta përgëzoj. E ka treguar në muajt e fundit se çfarë është i aftë të bëjë. Në të tilla nivele nuk është e lehtë të luash, por ai tregoi forcë të jashtëzakonshme karakteri”.

Portugalia ndodhet në grupin me Turqinë dhe Gjeorgjinë. Ndeshja e radhës për luzitanët do të jetë me përfaqësuesen turke në datën 22 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat