Shqiptarët dhe kroatët krijojnë stuhi: Shikoni festën e përbashkët të fansave në rrugët e Hamburgut

Futboll

Shqiptarët dhe kroatët krijojnë stuhi: Shikoni festën e përbashkët të fansave në rrugët e Hamburgut

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:48
Mediat kroate kanë publikuar fotografi dhe video nga këngët e përbashkëta të tifozëve.

Shqipëria do të luajë kundër Kroacisë në xhiron e dytë të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani të mërkurën nga ora 15:00. Në ndeshjen e parë, Shqipëria u mund nga Italia 2:1, ndërsa kroatët u mundën 3:0 nga Spanja, ndaj për të dyja kombëtaret kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në luftën për të kaluar grupin.

Derisa trajnerët e të dyja ekipeve kombëtare po punojnë për taktika, në rrugët e Hamburgut tifozët janë bashkuar.

Mbrëmjen para ndeshjes, nga rrugët e Hamburgut kanë arritur skena të mrekullueshme. Fansat shqiptarë janë përzier me fansat kroatë dhe një këngë e përbashkët ka bërë jehonë nëpër rrugë.

Mediat kroate kanë publikuar fotografi dhe video nga këngët e përbashkëta të tifozëve.

Madje, një tifoz kroat ka folur me tone shumë pozitive për shqiptarët në një deklaratë për Sportske Novosti, gazetën sportive kroate.

“Një shqiptar që ka ardhur nga Skocia na tha se sa herë që të shkojmë në Skoci mund të flemë në shtëpinë e tij dhe ai do të shkojë te fqinji i tij”, tha një tifoz kroat.

VIDEON mund ta gjeni në këtë LINK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat