Egnatia tenton transferimin e Nazmi Gripshit

Futboll

Egnatia tenton transferimin e Nazmi Gripshit

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:39
Gripshi

Egnatia vijon përgatitjet intensive në stadiumin Arena Egnatia në kuadër të kualifikuesve të kompeticionit UEFA Champions League.

Rrogozhinasit kërkojnë të “ngrohin muskujt” përpara nisjes në Slloveni ku do të zhvillojnë fazën përgatitore, duke filluar nga 17 qershori. Drejtuesit e klubit nga ana tjetër vijon punën për të kolauduar ekipin përpara sfidave në Kupat e Europës.

Në pritje të sulmuesit Bakajoko, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bardhëjeshilët janë hedhur në sulm për shërbimet e Nazmi Gripshit.

Futbollisti i cili ka shkëlqyer 3 sezonet e fundit me Ballkanin në kampionatin kosovarë është kthyer në prioritet nga Egnatia. Drejtuesit dhe futbollistit kanë pasur komunikime kohët e fundit, por numri 10 i ekipit nga Suhareka ka theksuar se nëse nuk arrin të konkludojë një transferim të mundshëm në kampionatet europiane do të firmosë për kampionët e Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhi mbi fatit e Nazmi Gripshit, i cili do të ishte një vlerë e shtuar për sulmin e rrogozhinasve. Ish-lojtari i Teutës dhe Skënderbeut mundet të luaj si fantazist, por edhe nga krahët e sulmit dhe natyrisht do të ishte një kartë e rëndësishme për trajnerin Edlir Tetova. Për Gripshin, në lojë për të fituar shërbimet e tij është edhe skuadra e Suharekës që drejtohet nga Shpëtim Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat