UEFA i befason të gjithë me lojtarin më të mirë të sfidës  

Futboll

UEFA i befason të gjithë me lojtarin më të mirë të sfidës  

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:20
Vitinja

Portugalia triumfoi në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke mundur 2-1 Çekinë me përmbysje.

Çekët kaluan të parët në avantazh me Provod, ndërkohë që autogoli i Hranaç dhe goli i Konsesaos, i dhuruan 3 pikë të arta luzitanëve.  

Ndërkohë në fund të sfidës, lojtari më i mirë nga UEFA është zgjedhur mesfushori Vitinja.

Një zgjedhje surprizuese kjo, pasi ishte Vitinja ai që në minutën e 90-të, u largua nga fusha, duke i lënë vendin heroit Konsesao që shënoi golin e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat