Apeli i kapitenit Gjimshiti: U befasova sa e ekzagjeruan me Hysajn

Futboll

Apeli i kapitenit Gjimshiti: U befasova sa e ekzagjeruan me Hysajn

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:10
Gjimshiti - majtas

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka deklaruar se ka mbetur shumë i befasuar nga trajtimi që i është bërë Elseid Hysajt pas humbjes ndaj Italisë. Për shumëkënd, faji i mbrojtësit për golin e Barelas peshoi në ndeshje, por Gjimshiti insiston se mënyra se si është kritikuar kolegu i tij, është ekzagjeruar duke kaluar çdo limit.

“Personazhin Hysaj e njoh, kam shumë vite edhe kur kam luajtur kundër tij. Ai besoj që e përballon presionin mediatik apo gjërat që janë folur shumë, shumë keq për atë. Besoj se nuk do të jetë problem për Hysajn.

Ka qenë e tepërt, shumë e ekzagjeruar. Unë nuk jam tip i rrjeteve sociale, por kanë mbërritur shumë gjëra te unë dhe jam befasuar kur i kam parë.

Sepse jemi kombëtarja shqiptare, besoj se futbolli bashkon shqiptarët kudo që janë. Nuk është se kemi shumë gjëra për të cilat të jemi të bashkuar e të shohim për fitore e emocion të mirë.

Besoj se ajo që ka ndodhur, nuk duhet të ndodhë se jem të gjithë njerëz e duhet të respektojmë lojtarë. Të kritikojmë, por siç duhet, jo me sharje, meme e të gjitha gjërat që kanë ndodhur”, tha ai për TV Klan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat