Vendos pas Europianit

Futboll

Vendos pas Europianit

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:06
Kvaratskhelia

Kush e di nëse në fushë për debutimin e Gjeorgjisë në Kampionatin Europian, Kvaratskhelia kishte në mendje zërat e merkatos, deklaratat midis Napolit dhe menaxherit të tij.

Khvicha, në realitet, dukej i fokusuar vetëm te ndeshja e humbur ndaj Turqisë: tentoi disa herë, madje iu afrua golit duke goditur shtyllën dhe për pak sa nuk dha asistimin vendimtar.

Do të ketë kohë për të diskutuar për merkaton, siç konfirmoi edhe vetë Kvara pas ndeshjes: “Jam mirë, jam i fokusuar vetëm te kombëtarja. Pas Kampionatit Europian do të vendos për të ardhmen time”.

Pas nokautit në debutimin e Gjeorgjisë, ndeshja kundër Republikës Çeke bëhet vendimtare:

“Nuk mendoj për të ardhmen sepse dua të jap gjithçka që kam në fushë për të ndihmuar kombëtaren. Nuk po mendoj për pjesën tjetër dhe gjithçka që thuhet, jam i fokusuar 100% te Gjeorgjia”, ka thënë Kvara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat