“Qartazi emrat e shqiptarëve të Kosovës e irritojnë Ramën”/ Publicisti: Ja pse Mirlind Daku nuk e ka parë fushën e blertë me kombëtaren

Futboll

“Qartazi emrat e shqiptarëve të Kosovës e irritojnë Ramën”/ Publicisti: Ja pse Mirlind Daku nuk e ka parë fushën e blertë me kombëtaren

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:54
Mirlind Daku

Kombëtarja e Shqipërisë po merr pjesë në EURO 2024, ajo pavarësisht mbështetjes nga tifozët ndeshjen me Italinë e humbi, kurse nesër pritet të luajë me Koracinë.

Por, ajo që është e habitshme është se lojtari nga Kosova, Mirlind Daku ishte i ftuar në stol por jo në fushë.

Pas, kësaj ka reaguar publicisti Milaim Nela, i cili ka thënë se “po më konsolidohet ideja se formacionin e Kombëtares shqiptare e bën Edi Rama!”.

Majde, ai thotë e Rama e ka me emrat e shqiptarëve të Kosovës, duke përmendur këtu lojtarin Mirlind Daku, i cili më parë kishte shfaqur tatuazhin e heroit, Agim Ramadanit, dhe sipas Nelës, që nga ai moment Daku nuk e ka parë fushën e blertë.

Postimi i plotë:

Gjithnjë e më shumë po më konsolidohet ideja se formacionin e Kombëtares shqiptare e bën Edi Rama!

Nuk kam si i shpjegoj ndryshe gafat e Sylvinjos duke filluar që nga porta!

Nuk po filloj me shumë emra se pastaj më akuzojnë por qartazi emrat e shqiptarëve të Kosovës e irritojnë Edi Ramën!

Që kur Mirlind Daku ka publikuar tatuazhin e Agim Ramadanit ai nuk e ka parë fushën e blertë me kombëtaren pavarësisht formës së shkëlqyer me klubin e tij.

Është bërë përjashtim për lojtarët që dikur kanë luajtur me Partizanin e Olsit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat