Hoxha mbetet në Suharekë

Futboll

Hoxha mbetet në Suharekë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:09
Ylli Hoxha

Futbollisti me përvojë Ylli Hoxha nuk i ndahet Suharekës.

Ai i mbetet besnik skuadrës edhe në elitën e futbollit të Kosovës, me synime që të luftojnë për kreun e tabelës. 

“Futbollisti dhe kapiteni ynë i skuadrës Yll Hoxha do të jetë pjesë e klubit edhe këtë edicion 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe më tutje.

Kapiteni Hoxha ishte shtylla kryesore e skuadrës që vetëbesimin që e kishte në vete e shfaqi edhe tek futbollistët e tjerë duke i motivuar e i mbështetur në të gjitha aspektet.

Vazhdojmë të bashkuar drejt qëllimeve të reja”, njofton FC Suhareka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat