Suhareka vazhdon me përforcime për edicionin e ri.
Synimi i Suharekës është që të luftojë për kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Hysen Memolla është përforcim i ri i Suharekës, debutuesit në elitë.
“Kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Hysen Memolla i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në Superligë.
Memolla futbollist me përvojë shumë të madhe e një futbollist kualitativ i cili ka bërë karrierë në disa skuadra e së fundmi pjesë e kampiones së Shqipërisë, KF Egnatia, gjithashtu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe në 🇷🇴Romani te Chindia, FC Lahti e Kokkolan PV në Finlandë🇫🇮, FC Koper në Slloveni, Hajduku nga Spliti në Kroaci etj.
31 - vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares seniore të Shqipërisë për shumë grumbullime e ndeshje duke mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi denjësisht gjë që ka bërë që niveli i futbollistit të bëhet edhe më i lartë.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri drejtori sportiv Granit Dervisholli i cili po punon fort në drejtimin e kompletimit të skuadrës për të qenë të gatshëm për objektivat e reja të klubit”, njofton FC Suhareka.