Josa: Unë e kam problemin me Brojën

Futboll

Josa: Unë e kam problemin me Brojën

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 21:36
Mirel Josa

Trajneri i minjohur, Mirel Josa, ishte i ftuar në News 24, në “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, teksa në analizën e tij, ndër të tjera u shpreh: 

“Ne nuk duhet të merremi me të shkuarën e lojtarëve, pra të merremi me gjendjen aktuale.

Nuk jam dakord me këtë, lojtari ka luajtur shumë apo lojtari ka luajtur shumë.

Unë e kam problemin me Brojën, ne presim shumë prej tij. Ai duhet të mësojë të lëvizi, kjo detyrë i del trajnerit.

Nuk duhet të mbetet i vetëm, duhet të ketë mbështetje.

Pika e dobët e Kroacisë? Brozovic. Nuk është problemi se presioni është mbi ta. As ne nuk do ta kemi problem presionin.Të gjithë përgatisin ndeshjen. Kroacia ka presion sepse ka humbur 3-0 nga Spanja. Ka të bëjë psikologjia, nuk besoj se lojtarët tanë do jenë keq psikologjikisht.

Parashikimi Shqipëri-Kroaci? Barazim” –  tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat