Felipe Melo, sulmon përgjegjësin e shtypit të ekipit kundërshtar

Futboll

Felipe Melo, sulmon përgjegjësin e shtypit të ekipit kundërshtar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 21:17
Pamje

Felipe Melo, sulmon përgjegjësin e shtypit të ekipit kundërshtar!

Gjatë minutave shtesë të ndeshjes mes Atletico Goianiense dhe Fluminense, mesfushori brazilian Felipe Melo u përfshi në një episod të shëmtuar që mund të ketë pasoja të rënda.

Mesfushori brazilian, ish-lojtar, ndër të tjera, i Interit, Juventusit dhe Fiorentinës, rrezikon të skualifikohet deri në 12 ndeshje për shkak se ka shtyrë zyrtarin e shtypit të Atlético Goianiense, fajtor se ka festuar shumë në golin e fitores së shënuar në minutën e 95′ nga skuadra e tij, sipas Melo-s.

Fatkeqi u rrokullis keq në tokë pasi mori shtyrjen e ashpër nga pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat