Edison Kqiku deri në 2027 pjesë e Gjilanit!
SC Gjilani komunikon zgjatjen e bashkëpunimit me Edison Kqikun, kapitenin e skuadrës kuqebardhë.
Kqiku ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të qytetit deri në vitin 2027.
Skifterët po punojnë në mënyrë intensive për të përgatitur skuadrën për në edicionin 2024/25, me Kqikun i cili do jetë pjesë e projektit të klubit.