Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024

Futboll

Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:38
Cristiano Ronaldo

Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne.

Megjithatë, përballë ka një ekip si Republika Çeke që jo rrallëherë në fazën finale ka bërë çudi.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen e sotme do të jetë titullar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit Cristiano Ronaldo, i cili mendohet se do të luajë turneun e tij të fundit madhor dhe dëshiron që të përsëritë historinë si 8 vite më parë kur ngriti lart trofeun.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat