Ronaldo e Portugalia festojnë si të çmendur

Futboll

Ronaldo e Portugalia festojnë si të çmendur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 qershor 2024 Në ora: 20:41 Përditësuar në ora: 22:53 më 18.06.2024
Ronaldo me shokë festojnë

Çekia mposhtet në fund 

Portugalisa ka dominuar dhe ngadhënjeu me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Çekisë, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit F të Euro 2024.

Sapo futet në lojë, Francisco Conceicao nga afërsia ka realizuar për 2:1 në minutën e 90+2. 

Portugalia – Republika e Çekisë 2:1

Stadimi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Shikues: 40.000.
Gjzqtar: M. Guida (Italia).

Shënues: Hranac (69' - autogol), Conceicao (90+2) - Provod (62'),.

Kartona të verdhë: Leao, Conceicao - Schick.

Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes (Neto 90'), Diogo Dalot (Inacio  62'), Bruno Fernandes, Vitinha (Conceicao 90'), Joao Cancelo (Semedo 90'), Bernardo Silva, Rafael Leao (Diogo Jota 62') dhe Cristiano Ronaldo.

Republika e Çekisë: Stanek, Holes (Chory 90+2'), Hranac, Krejci, Coufal, Soucek, Doudera, Sulc (Sevcik 79'), Provod (Barak 79'), Schick (Chytil  60') dhe Kuchta (Lingr 60').

Në minutën e 32-të, Ronaldo në pozitë ballore por nuk e mposhti portierin çek, Stanek.

Në fund të pjesës së parë, Ronaldo nga afërsia por portieri çek në nivelin e lartë. 

Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Ronaldo dërgoi goditje jo aq të fortë nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, ndërsa portieri Stanek e ndal pa telashe.

Në minutën e 62-të, portugezët në heshtje. Në futboll është një rregullt i pashkruar, kur nuk shënon edhe pëson. Kështu ishte me Portugalinë. Lukas Provod i Çekisë nga rreth 20 metra dërgoi një goditje të fortë duke shënuar në këndin e djathtë, 0:1.

Pas shtatë minutave (69') portugezët realizuan. Portieri Stanek ka ndal topin por që bie në këmbën e Robin Hranac duke shënuar autogol, 1:1.      

Në minutën e 72-të, Stanek tregon klasin e tij, ndal gjuajtjen e Silvës.

Po ashtu edhe në minutën e 78-të, mezi e ndali gjuajtje nga rreth 20 metra të futbollistit Vitinha.

Në minutën e 90+2, Francisco Conceicao realizoi për fitoren e madhe, 2:1.

Më 22 qershor, Republika e Çekisë takohet me Gjeorgjinë (15.00) dhe Turqia - Portugalia (18.00).

Portugalia fiton

(E plotësuar) –  90' MInuta e fundit

87' Jota shënoi me kokë por anulohet goli pasi që Ronaldo ishte në pozitë jashtë loje.

86' Ndeshja drejt fundit.

84' Edhe Çekia e rrezikshme.

81' Portugalia po sulmon.

Portugalia – Republika e Çekisë 2:1

Stadimi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Shikues: 40.000.
Gjzqtar: M. Guida (Italia).

Shënues: Conceicao  (90+2) - Hranac (69' - autogol) - Provod (62'),.

Kartona të verdhë: Leao - Schick.

Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes (Neto 90'), Diogo Dalot (Inacio  62'), Bruno Fernandes, Vitinha (Conceicao 90'), Joao Cancelo (Semedo 90'), Bernardo Silva, Rafael Leao (Diogo Jota 62') dhe Cristiano Ronaldo.

Republika e Çekisë: Stanek, Holes, Hranac, Krejci, Coufal, Soucek, Doudera, Sulc (Sevcik 79'), Provod (Barak 79'), Schick (Chytil  60') dhe Kuchta (Lingr 60').

78' Portugalia e do fitoren.

75' Ndeshje e luftuar.

73' Ndeshje e fortë dhe nëpër një kohë me shi.

72' Stanek tregon klasin e tij, ndal gjuajtjen e Silvës.

69' Portieri Stanek ka ndal topin por që bie në këmbën e Robin Hranac duke shënuar autogol,1:1. 65' Portugalia tani ka presionin.

62’ Në futboll është një rregullt i pashkruar, kur nuk shënon edhe pëson. Kështu është me Portugalinë. Lukas Provod i Çekisë nga rreth 20 metra dërgoi një goditje të fortë duke shënuar në këndin e djathtë, 0:1.    

Çekia në presion të madh.

58’ Ronaldo dërgon goditje jo aq të fortë nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, ndërsa portieri Stanek e ndal pa telashe.

55' Portugalia nuk po e gjen golin.51' Çekia pëmes Schick po kërkon golin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Ronaldo nga afërsia por portieri çek në nivelin e lartë.

41' Lojë e hapur.

38' Çekia po mbrohet me sukses.33' Leao shumë i lëvizshëm dhe prore i rrezikshëm për Çekinë.

32' Ronaldo në pozitë ballore por nuk e mposhti portierin çek.

29' Portugalia ka iniciativën e plotë.

25’ Portugalia ka shtuar presionin por pas suksese deri me tash.

22' Lojë me ritëm.19' Ende pa gola.16' Portugalia po sulmon me të gjitha forca, e do golin sa më shpejt.

12' Ronaldo i rrezikshëm.

9' Portugalia po sulmon.' Schick kërcënim për Portugalinë.

8' Ronaldo godet me kokë duke kërcënuar portën çeke.

5' Portualia po luan më gjallë tani.

3' Çekia nuk është inferiore.

1' Fillon loja.

Gjithçka gati.

Portugalia apo Çekia?

Portugalia dhe Republika e së përballen në kuadër të Grupit F në Euro 2024.

Kjo është ndeshja e parë për të dyja kombëtaret në këtë Evropian, me çka edhe përfundon rrethi i parë i fazës së grupeve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin Red Bull Arena (Leipzig).

Portugalia e Cristiano Ronaldos është favorite për këtë takim dhe do të synojë të nisë rrugëtimin me fitore.

Në anën tjetër, Çekia di të jetë arrë e fortë për çdo kundërshtar të përmasave të mëdha dhe do synojnë të marrin së paku një pikë.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Dalot, Bruno Fernandes, Vitinha, Cancelo, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.

Çekia: Stanek; Holes, Hranac, Krejcí; Coufal, Soucek, Provod, Sulc, Doudera; Kuchta, Schick..

Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024

Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne.

Megjithatë, përballë ka një ekip si Republika Çeke që jo rrallëherë në fazën finale ka bërë çudi.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen e sotme do të jetë titullar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit Cristiano Ronaldo, i cili mendohet se do të luajë turneun e tij të fundit madhor dhe dëshiron që të përsëritë historinë si 8 vite më parë kur ngriti lart trofeun.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek.

Ronaldo do fitore

Ja si do zbresin në fushën e lojës Portugali-Çeki

Portugali-Republikë Çeke është ndeshja që mbyll fazën e parë të raundit të grupeve në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Me takimin që nis në orën 21:00 në “Red Bull Arena” në Leipzig, trajnerët Roberto Martinez dhe Ivan Hasek kanë zgjedhur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e lojës ekipet e tyre.

Ronaldo me shokë duan fitore.

Çekia në presion të Portugalisë

Përballja mes Portugalisë dhe Republikës së Çekisë pritet të jetë me rivalitet të madh. 

Dorën në zemër portugezët janë favorit dhe presin tre pikë në kuadër të Grupit F të Kampionatit Evropian.

Në grup janë edhe Gjeorgjia dhe Turqia. 

Turqit e mposhtën me rezultat 3:1 Gjeorgjinë. 

Portugalia – Republika e Çekisë

Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Diogo Dalot, Bruno Fernandes, Vitinha, Joao Cancelo, Bernardo Silva, Rafael Leao dhe Cristiano Ronaldo.
Republika e Çekisë: Stanek, Holes, Hranac, Krejci, Coufal, Soucek, Doudera, Sulc, Provod, Schick dhe Kuchta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat