Kroatët paralajmërojnë: Për Shqipërinë do të ketë ndryshime, të sulmojmë më fort

Futboll

Kroatët paralajmërojnë: Për Shqipërinë do të ketë ndryshime, të sulmojmë më fort

Nga: K.Goca Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:13
Pamje nga konferenca

Kombëtarja kroate do të përballet nesër (15.00) me Shqipërinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024. 

Përzgjedhësi Zlatko Daliç dhe Ivan Perishiç paralajmërojnë Shqipërinë: “Për Shqipërinë do të ketë ndryshime, të sulmojmë më fort”. 

Kroacia vjen pas humbjes me 3:0 nga Spanja dhe Shqipëria me 2:1 nga Italia.

“E dijmë që kjo ndeshje është e rëndësishme qysh para turneut, duam ta kalojmë grupin, jemi pozitivë, nuk jemi të dekurajuar pas Spanjës.

E dimë që duhet të jemi më mirë se ndeshja e parë, jemi të kënaqur me gjithçka, jemi përgatitur, bëmë atë që duhej të bënim.

Ju e dini që Vllashiq e braktisi stërvitjen, i ndodhi një problem tjetër, të tjerët janë të shëndetshëm”, tha Daliç.

Pyetjes se si ndihet, i është përgjigjur Ivan Perishiç.

“Ndihem mirë, mezi pres që ndeshja të korrigjojë gjithçka që ishte e keqe kundër Spanjës”.

A do të ketë ndryshime në formacion? 

“Shqipëria nuk është një rival cilësor si Spanja, por meriton shumë respekt.

Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të kujdesshëm.

E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi sulmues, duam të jemi më të mirë.

Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë.

Do të ketë një ndryshim në përbërje, këtë do ta vendosim ne”, tha Daliç.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat