Brenda javës zyrtarizon lojtarin spanjoll

Futboll

Brenda javës zyrtarizon lojtarin spanjoll

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Pas Taremi dhe Zielinski, nënshkrimi i tretë i Interit për sezonin 2024/25 është Josep Martinez. Portieri spanjoll do të jetë lojtar i ri i ekipit “zikaltër” brenda kësaj jave.

Gjithçka është përfunduar dhe vlera e përgjithshme e transferimit është rreth 15 milionë euro.

Klubi i ka besuar portierit që këtë sezon debutoi në Serie A, duke bërë një paraqitje të mirë.

Martinez, 26 vjeç, vjen nga Genoa, duke fituar balotazhin me Oristanio dhe Satriano, që gjithashtu ishin kandidatë për portën zikaltër. Ai do të jetë portieri i dytë i Inter, pas Ian Sommer.

Pavarësisht këtij transferimi, Inter është ende aktiv në merkato, pasi synon të mbyllë disa goditje të tjera, por do të ketë edhe disa largime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat