Ish-kapiteni i Tiranës i jep përsëri lamtumirën Superiores

Futboll

Ish-kapiteni i Tiranës i jep përsëri lamtumirën Superiores

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:34
Pamje nga prezantimi

Erion Hoxhallari nis një tjetër aventurë jashtë Shqipërisë. Ish-kapiteni i Tiranës, pasi nuk rinovoi kontratën e tij me bardheblutë duke u larguar nga kjo skuadër, ka nisur një aventurë të re jashtë kampionatit shqiptar.

Mbrojtësi i majtë, ka firmosur për dy vite me klubin e Polonia Varshavës, në kategorinë e dytë polake, duke vazhduar atje karrierën e tij. Hoxhallari kishte qenë në bisedime me klube të tjera të Superiores por edhe në vendet e rajonit, por në fund ka nënshkruar me këtë klub, i cili ka ambicie që së shpejt të kthehet në elitë.

Polonia Varshavë ka qenë një ndër klubet me traditë në futbollin e këtij vendi, por në vitet e fundit për shkak të problemeve financiare, ra deri në kategorinë e katërt.

Tani klubi i cili ka një rivalitet të ndezur me Legia Varshavën, është ngjitur në kategorinë e dytë dhe kërkon të vazhdojë rritjen graduale për t’u kthyer në elitë, ku është shpallur dy herë kampion në historinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat