Të gjithë të gatshëm, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit

Futboll

Të gjithë të gatshëm, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:14
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar sot në Hamburg, ku do të luajë nesër ndeshjen e dytë të fazës në grupe të ERUO 2024.

Kuqezinjtë duket se janë të gjithë në formë dhe asnjë nuk ka probleme fizike pas duelit me Italinë.

Të gjithë kanë qenë të pranishëm sot në fushën stërvitore, por me një ndryshim, pasi UEFA nuk ka lejuar që seanca e fundit të jetë në stadiumin e Hamburgut ku do të zhvillohet ndeshja.

Për shkak të situatës atmosferike me shira të shumtë, është preferuar që të mos dëmtohet tapeti i stadiumit. Për këtë arsye, ekipi është zhvendosur për këtë seancë në stadiumin e St. Paulit, ekipit tjetër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat