Skuadra polake shkruan për KF Llapin 

Futboll

Skuadra polake shkruan për KF Llapin 

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Llapi i Podujevës është i pafat në garat e Europa League, pasi që do të ndeshet me Wisla Krakow nga Polonia, një skuadër e papërshtatshme.

“KF Llapi 1932 është rival i Wisła Krakow. Lojtarët e Wisła Krakow do të luajnë kundër KF Llapi 1932 të Kosovës në raundin e parë të kualifikimeve për Europa League.

Ndeshja e parë do të luhet jashtë, e planifikuar paraprakisht për 11 korrik.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në Krakow.

Datat dhe orët e ndeshjeve do të konfirmohen deri më 21 qershor”, njofton klubi polak në faqen e saj zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat