Partizani dhe Tirana përplasen për stadiumin

Futboll

Partizani dhe Tirana përplasen për stadiumin

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:35
Stadiumi

Shorti i Conference League u hodh sot në Nyon të Zvicrës.

Skuadrat e Superiores u njohën me rivalët e tyre në turin e parë, ndërsa ndeshjet do të marrin jetë më 11 dhe 18 korrik.

Si Partizani dhe Tirana mendohet se do i luajnë ndeshjet si pritës në “Air Albania”. Diçka e tillë duket e pamundur për turin e parë, pasi të dyja klubet kryeqytetase luajnë më 18 korrik si skuadër pritëse.

Kujtojmë se Partizani është shortuar me klubin maltez të Marsaxlokk,  ndërsa Tirana me gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi.  

Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë me 2 klubet. Opsion tjetër është “Elbasan Arena” që plotëson standardet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat