Zyrtare: Liria mbetet pa pronar

Futboll

Zyrtare: Liria mbetet pa pronar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:22
Liria

Skuadra e Lirisë, e cila ra nga Superliga e Kosovës në Ligën e Parë, ka mbetur sot pa pronar.

Lajmin e bëri të ditur tashmë ish-pronari i klubit prizrenas, Rrahman Kiçe, i cili ishte në krye të Lirisë që nga muaji prill i vitit 2022.

“Nga sot nuk jam më pronar i Lirisë.

Pronari i ri dhe aksionarët, bashkë me bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, tha Kiçe për faqen zyrtare të Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat