​Ja pse Drita nuk e mësoi sot kundërshtarin në shortin e Ligës së Konferencës

Futboll

​Ja pse Drita nuk e mësoi sot kundërshtarin në shortin e Ligës së Konferencës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Të gjitha skuadrat tona të cilat do të paraqiten në garat evropiane sezonin e ardhshëm mësuan sot kundërshtarët e tyre, përveç Dritës.

Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kampioni i Kosovës, Ballkani do të përballet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.

Skuadra nënkampione Llapi, do të ketë një ballafaqim të fortë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, pasi do të sfidohet nga skuadra polake, Wisla Krakow.

Ndërkohë, skuadra e Malishevës, e cila do të bëjë debutimin e saj në garat evropiane, në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të ketë punë me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica.

Ndërkaq, për shkak se garat në Ligën e Konferencës do t’i nisë nga rrethi i dytë, Drita kundërshtarin e saj do ta mësojë të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat