Turqia triumfon me dy eurogola në një kohë me shi në Dortmund! Gjeorgjia e pafat

Futboll

Turqia triumfon me dy eurogola në një kohë me shi në Dortmund! Gjeorgjia e pafat

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 qershor 2024 Në ora: 17:57 Përditësuar në ora: 19:51 më 18.06.2024
Turqia feston

Turqia fiton

Turqia e nisi me këmbë të parë në grupin F të Euro 2024. 

Turqit triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Gjeorgjisë, në takimin që u luajt në Dortmund dhe nëpër shi.

Në minutën e 10-të, Gjeorgjia me fat të madh. Ayhan nga rreth 19-20 metra dërgoi goditje përtokë e të fuqishme por shtylla e djathë ia mohoi golin.

Turqia – Gjeorgjia 3:1

Stadiumi "Signal Iduna Park" Dortmund.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: F. Tello.

Shënues: Muldur (25'), Guler (65'), Akturkoglu (90+7')-  Mikautadze (32').

Kartona të verdhë: Bardakci, Calhanoglu -Kvirkvelia.

Turqia: Gunok, Muldür (Celik 85'), Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu (Ozcan 90+1'), Ayhan (Demiral 79'), Arda Güler (Yazici  79'), Kokcu, Yildiz (Akturkoglu 85') dhe Yilmaz.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kvirkvelia (Zivzivadze 85'), Kashia, Dvali, Kakabadze, Mekvabishvili (Altunashvili 89'), Chakvetadze (Davitashvili  73'), Tsitaishvili (Lochoshvili  74'), Kochorashvili, Mikautadze dhe Kvaratskhelia.

Pas dy minutave (12’) Anzor Mekvabishvili goditi nga distanca dhe mezi e ndali portieri turk Gunok.

Mert Muldur shënoi gol spektakolar në minutën e 25-të. Ai nuk e la topin të bie as në tokë e nga 16 metra e dërgoi në këndin e epërm të majtë të Gjeorgjisë, 1:0.

Në minutën e 35-të, Mikautadze nga një pozitë ideale por për fat të turqve topi shkoi pranë shtyllës së djathtë. 

Në minutën e 65-të, Arda Guler, 19 - vjeçari i Real Madridit, ka treguar talentin e madh të tij, nga rreth 22 metra shënoi eurogol në këndin e djathtë të epërm. 

Traversa aleat i turqve në minutën e 70-të. Giorgi Kochorashvili ballë për ballë dhe kur pritej gol topi u ndal nga traversa.

Portieri i Gjeorgjisë shpëtoi gol të sigurt, duke e ndal goditjen e Yazicit. Ai nga afërsia goditi me kokë por portieri Mamardashvili reagoi edhe më bukur. 

Në minutën e 90+3, Georges Mikautadze nga 6-7 metra çuditërisht ka gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë, kur të gjithë menduan se u mposht Turqia!  

Në minutln e 90+5, shtylla shpëton Turqinë.

Në minutën e 90+7. Gjeorgjia me portier e me të gjtihë në sulm, një gabim e shfrytëzoi Akturkoglu duke marr një top dhe me shpejtësi e plasoi në portën e boshatisur. 

Turqia ngadhënjeu në hapje të grupit, ku garojnë edhe Portugalia dhe Republika e Çekisë.

Turqia ballëlart

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

87' Portieri i Gjeorgjisë shpëtoi gol të sigurt, Yazici  nga afërsia godt me kokë.

85' Turqia afër fitores.

82' Ndeshja po shkon drejt fundit.

77’ Lojë e bukur, me raste dhe që mban në ankth tifozët.

Turqia – Gjeorgjia 2:1

Stadiumi "Signal Iduna Park" Dortmund.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: F. Tello.

Shënues: Muldur (25'), Guler (65') -  Mikautadze (32').

Kartona të verdhë: Bardakci, Calhanoglu -Kvirkvelia.

Turqia: Gunok, Muldür (Celik 85'), Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu (Ozcan 90+1'), Ayhan (Demiral 79'), Arda Güler (Yazici  79'), Kokcu, Yildiz (Akturkoglu 85') dhe Yilmaz.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kvirkvelia (Zivzivadze 85'), Kashia, Dvali, Kakabadze, Mekvabishvili (Altunashvili 89'), Chakvetadze (Davitashvili  73'), Tsitaishvili (Lochoshvili  74'), Kochorashvili, Mikautadze dhe Kvaratskhelia.

70' Traversa aleat i turqve. Giorgi Kochorashvili ballë për ballë dhe kur pritej gol topi ndalet nga traversa.

68’ Yilmaz dështoi nga një pozitë ideale, nuk e qëlloi topin si duhet.

65’ Arda Guler, 19 - vjeçari i Real Madridit, ka treguar talentin e madh të tij, nga rreth 22 metra shënoi eurogol në këndin e djathtë të epërm. 

64’ ndeshje e luftuar dhe të dy kombëtaret synojnë fitoren e parë.

62’ Turqia po e kërkon golin e epërsisë.

58' Lojë e fortë.

55’ Lojë e mirë edhe në pjesën e dytë.

50' Të dy kombëtaret po sulmojnë.47' Pritet lojë e hapur.

Përfundon pjesa e parë.

43’ Pjesa e parë jashtëzakonisht e mirë dhe me raste e dy gola po ashtu edhe një shtyllë.

40' Lojë e hapur dhe Turqia në presion.

37' GJeorgjia po rrezikon.35’ Mikautadze nga një pozitë ideale por për fat të turqve topi shkoi pranë shtyllës së djathtë. 

34’ Plotë raste  dy gola.

32’ Gjeorgjia kundërpërgjigje, Georges Mikautadze nga afërsia shënoi për 1:1. 

30' Lojë e bukur.

27’ Kenan Yildiz nga afërsia shënoi për 2:0 por anulohet për pozitë jashtë loje nga sistemi VAR.

25’ Mert Muldur shënoi gol spektakolar, nuk e la topin të bie as në tokë e nga 16 metra e dërgoi në këndin e epërm të majtë të Gjeorgjisë.

24’ Lojë me ritëm, të dy kombëtaret po tregojnë lojë të mirë.21’ Gjeorgjia herë pas here e rrezikshme.

18’ Të dy ekipet po japin maksimumin.

15’ Ndeshje e hapur e me raste shënimi.

12’ Edhe Gjeorgjia po sulmon, këndellet dhe dy herë kërcënoi portën turke brenda 1 minute. Anzor Mekvabishvili goditi nga distanca dhe mezi e ndali portieri turk.10’ Gjeorgjia me fat të madh, Ayhan nga rreth 19-20 metra dërgoi goditje përtokë e të fuqishme por shtylla e djathë ia mohoi golin.

9’ Lojë e shpejt e një Turqi më e rrezikshme.

6’ Turqia po sulmon.

3’ Turqia ka iniciativën në minutat e parë.

1’ Fillon ndeshja, turqit duan me çdo kush fitore në kuadër të Grupit F të Euro 2024.

Gjithçka gati

Kaos në Dortmund para Turqi - Gjeorgji, tifozët përleshen brenda në stadium

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në “Signal Iduna Park” përpara ndeshjes Turqi-Gjeorgji, me tifozët e dy kombëtareve në fjalë që janë përleshur keq me njëri-tjetrin.

Nga disa video të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.

Nga pamjet shihet se ata janë zënë me grushte dhe hedhje sendesh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.

Turqi-Gjeorgji është ndeshja e parë e Grupit F, e cila luhet duke nisur nga ora 18:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Turqia apo Gjeorgjia?

Turqia do të përballet me Gjeorgjinë, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian.

Turqit vijnë në këtë kompeticion të karikuar, dhe shumë analistë kanë paralajmëruar që mund të bëjnë mirë, pasi kanë një grup shumë të konsoliduar. Me një lider si Çalhanoglu, që së fundmi doli edhe kampion i Seria A, Turqia pritet të jetë një nga surprizat e Europianit.

Nga ana tjetër është Gjeorgjia. Ky është kualifikimi i parë në historinë e tyre në një event madhor si Europiani. Skuadra udhëhiqet nga “ylli” i Napolit Kvaraskhelia, që pritet që lejë gjurmë në këtë kompeticion.

FORMACIONET ZYRTARE

TURQIA (4-2-3-1): Gynok; Myldyr, Akajdin, Bardakçi, Kadioglu; Ajhan, Çalhanoglu; Gyler, Këlçy; Jildiz; Jilmaz | Trajner: Vinçenzo Montela

GJEORGJIA (5-3-2): Marmardashvili, Kashia, Dvali, Kverkvelia, Kakabadze, Tsitaishvili; Makvabishvili, Çhakvetadze, Koçorashvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol.

Turiqia nuk i frikësohet Gjeorgjisë

Në letër është një përballje, që nuk të dhuron emocion, mirëpo në fushën e blertë pritet vetëm spektakël dhe një luftë e vërtetë. Në orën 18:00, Turqia do të sfidojë në mitikun e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, Gjeorgjinë, në sfidën e parë, të xhiros së parë, të Grupit F, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024

Sa i përket formacioneve, tekniku Vincenzo Montella i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Gunok. Në krahët e mbrojtjes janë Akaydin e Ferdi Kadiouglu, me qendrën që mbulohet nga Bardakci e Muldur.

Para mbrojtjes janë pozicionuar Kokcu e Calhanoglu, ndërsa Ayhan, Arda Guler e Kenan Yildiz vendosen pas “bomberit”, Bans Yilmaz.

Në krahun tjetër, francezi Ëilly Sagnol i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Mamardashvili e para tij në mbrojtje, Dvali, Kashia e Kverkvelia. Në mesfushë pozicionohen Tsitaishvili, Mekvabishvili, Kochorashvili, Chakvetadze e Kakabadze, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Kvaratskhelia e Mikautadze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat