Kaos në Dortmund para Turqi - Gjeorgji, tifozët përleshen brenda në stadium

Futboll

Kaos në Dortmund para Turqi - Gjeorgji, tifozët përleshen brenda në stadium

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 17:40
Pamje

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në “Signal Iduna Park” përpara ndeshjes Turqi-Gjeorgji, me tifozët e dy kombëtareve në fjalë që janë përleshur keq me njëri-tjetrin.

Nga disa video të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.

Nga pamjet shihet se ata janë zënë me grushte dhe hedhje sendesh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.

Turqi-Gjeorgji është ndeshja e parë e Grupit F, e cila luhet duke nisur nga ora 18:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat