“M’i ofruan 15 mijë euro në dorë” – Leci tregon se si iu bë oferta nga Elbasani

Futboll

“M’i ofruan 15 mijë euro në dorë” – Leci tregon se si iu bë oferta nga Elbasani

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:55
Liridon Leci

Ish-futbollisti Liridon Leci ka rrëfyer se si iu bë oferta nga skuadra e Elbasanit.

Ai ka treguar se ka luajtur në klubet Prishtina, Hajvalia e Llapi në Kosovë, para se të transferohej në Shqipëri, ku kishte luajtur për Elbasanin, Flamurtarin e Vlorës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës dhe Kastriotin e Krujës.

Ai thotë se ishte e gjitha rastësi kur iu bë oferta nga presidenti i klubit të Elbasanit dhe se ishte ofertë shumë më e mirë financiarisht sesa ajo që iu ofrua nga në klubet në Kosovë.

“Ka qenë rastësi, isha duke luajtur në Prishtinë, presidenti i klubit të Elbasanit erdhi me pa sulmuesin e Elbasanit, pas ndeshjes, drejtori Arbnor Morina më thirri ka ardhë presidenti i klubit të Elbasanit. Ka ardhë me pa dikë, i ke pëlqy ti, ma ofroi një kontratë. Në Prishtinë vitin 3500 euro në 2004, atje 15 mijë euro direkt në dorë”, ka rrëfyer Leci.

Leci e pati një eksperiencë disavjeçare edhe në Suedi, ku kishte luajtur për Kalmarin dhe Landskronan.

Leci ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Kosovës. Gjithashtu, ishte pjesë e ekipit U-21 të Kombëtares shqiptare.

Leci gjatë karrierës ka luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat