Milani e “piketon” zëvendësuesin në Premier League

Futboll

Milani e “piketon” zëvendësuesin në Premier League

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:06
Pamje nga një ndeshje

Milani i ka vënë syrin Emerson Palmierit, anësor italo-brazilian, që mbyllu një sezon si protagonist tek West Hami.

Tri vite më parë ai ishte ndër protagonistët e udhëtimit të Italisë drejt triumfit në Euro 2020, ndërsa këtë verë pritet të ketë një rol të rëndësishëm në tregun e transferimeve.

Emerson Palmieri, pas një viti të shkëlqyer tek West Ham (i dyti me Hammers), është rikthyer sërish në fokusin e klubeve italiane.

Në fakt, siç raporton “Sky”, anësori italo-brazilian është kthyer në një nga objektivat e mundshëm të kuqezinjve të Milanos.

Klubi kuqezi ka ndërmarrë tashmë hapa konkretë për të kuptuar se cilat janë kufijtë e manovrimit, pasi e kanë ndjekur lojtarin për disa kohë.

Milani e pëlqen shumë Emerson Palmierin, por transferimi i mundshëm te kuqezinjtë do të varet nga ajo që do të ndodhë me Theo Hernandezin.

Anësori në pronësi të West Hamit nuk ka gjasa të transferohet në Milano për të marrë rolin e rezervës dhe për këtë arsye “tymi i bardhë” të mund të mbërrijë vetëm në rast të shitjes së Hernandezit.

Milani nuk do të dëshiron ta shesë kampionin francez, por në rast të një oferte të parefuzueshme, gjërat mund të ndryshojnë dhe Emerson Palmieri mund të jetë në atë moment ai që do ta zëvendësojë Theon.

Ajo që e bën Emerson Palmierin veçanërisht tërheqës është një faktor domethënës: ai e njeh shumë mirë futbollin italian dhe Serinë A.

Ai u transferua në Itali në një moshë shumë të re, në vitin 2014, kur Palermo vuri bast mbi të dhe në vitin 2015 ai u bashkua me Romën për të jetuar një aventurë e cila përfundoi në janar 2018.

Pasi iu bashkua West Hamit në verën e 2022 (kishte fituar shumë me Chelsea-n, përfshirë një Champions) dhe kishte fituar përvojë në Francë tek Lyoni), Emerson Palmier fitoi rolin e titullarit të padiskutueshëm.

Me West Hamin (përfundoi i nënti në Premier League) ai luajti 47 ndeshje në sezonin e fundit, 36 prej të cilave (me një gol) në kampionat. Gjatë aventurës së tij me Hammers ai fitoi edhe edicionin 2022-2023 të Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat