Trajneri i ekipit serb pas shortit: E di që kanë qenë të parët në Shqipëri

Futboll

Trajneri i ekipit serb pas shortit: E di që kanë qenë të parët në Shqipëri

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:00
Pamje nga një ndeshje

Egnatia nga Rrogozhina, kampion i Shqipërisë, do të përballet me ekipin serb nga Bosnja dhe Hercegovina, Borcin e Banjallukës, në rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League. 

Ndeshja e parë është paraparë me 9 ose 10 korrik në stadiumin e qytetit të Banjallukës, ndërsa ndeshja e kthimit pas një jave në Elbasan.

"E di që kanë qenë të parët në Shqipëri për pothuajse të gjithë kampionatin.

Sigurisht që kanë cilësi, do të shohim lojtarët dhe stilin e lojës së tyre në ditët në vijim. Do t'i analizojmë mirë dhe do të përgatitemi dhe do të përpiqemi t’i kalojmë.

Në raundin e parë pres një atmosferë fenomenale në Banjallukë dhe besoj se kjo atmosferë do të na çojë më[ tej. Ne do t'i zgjidhim problemet që kemi shumë shpejt dhe do të jemi shumë më të përgatitur për ndeshjen e parë”, tha trajneri i Borcit, Mlalden Zhizhoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat