Tifozët kuqezi do të jenë të shumtë edhe në Hamburg

Futboll

Tifozët kuqezi do të jenë të shumtë edhe në Hamburg

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:46
Tifozët kuqezi

Nga qyteti i Dortmundit në Gjermani janë organizuar shumë tifozë shqiptarë, që do të udhëtojnë drejt Hamburgut.

Ashtu siç ndodhi në ndeshjen e parë, Itali-Shqipëri, edhe këtë herë, pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarësh.

Megjithatë, jo në atë masë sa në ndeshjen me Italinë, sepse edhe nga kroatët është siguruar një pjesë e mirë e biletave, duke u renditur mes 3 shteteve me kërkesa më shumë nga tifozët për ndeshjet e tyre.

Gjithsesi, e sigurt është që në Hamburg pritet një uragan kuqezi me mijëra tifozë, që do të jenë në mbështetje të ekipit kombëtar në ndeshjen kundër Kroacisw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat