Goli rekord i Nedim Bajramit, edhe komentatori grek çmendet si një shqiptar

Futboll

Goli rekord i Nedim Bajramit, edhe komentatori grek çmendet si një shqiptar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet.

Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.  

Një gol që ishte surprizë për çdo futbolldashës por edhe vetë futbollistët.

Së fundmi një video po bën namin në rrjet ku shfaqet një komentator grek i cili feston sikur të ishte shqiptar apo sikur të kishte shënuar Greqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat