​Ylli i Kroacisë lëndohet në prag të sfidës me Shqipërinë

Futboll

​Ylli i Kroacisë lëndohet në prag të sfidës me Shqipërinë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:55
​Ylli i Kroacisë lëndohet në prag të sfidës me Shqipërinë

Nikola Vlashić është tërhequr nga kombëtarja e Kroacisë për shkak të një dëmtimi muskulor dhe do të humbasë pjesën tjetër të EURO 2024. Mesfushori sulmues i Torinos do të humbasë pjesën tjetër të EURO 2024 për shkak të një dëmtimi muskulor, njoftoi kombëtarja e tij e Kroacisë me një deklaratë zyrtare të martën në mëngjes.

Kroacia është në të njëjtin grup me Italinë dhe humbi ndeshjen hapëse në turne kundër Spanjës javën e kaluar, përcjellë KosovaPress.

Vlasic do të largohet nga kampi bazë i ekipit kombëtar dhe do të humbasë pjesën tjetër të EURO 2024 për shkak të një dëmtimi muskulor”, thuhet ë njoftim.

Më vjen jashtëzakonisht keq që ky dëmtim i ri do të më pengojë të ndihmoj ekipin”, tha ylli i Torinos. “Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë gati dhe do të doja të falënderoja trajnerin dhe stafin e trajnerëve për mundësinë. Unë besoj në këtë ekip dhe jam i sigurt se ata do të kenë sukses – unë do të jem tifozi i tyre më i madh!”

Kroacia përballet me Shqipërinë të mërkurën me fill nga ora 15:00 në një sfidë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat pasi që të dyja kanë pësuar disfatë ne ndeshjet e tyre të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat