Dortmundi dhe Nuri Sahin kanë një listë për transferimet gjatë verës

Futboll

Dortmundi dhe Nuri Sahin kanë një listë për transferimet gjatë verës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:26
Dortmundi

ky Germany” ka raportuar për lojtarët që Borussia Dortmund po shënjestron nën udhëheqjen e re të trajnerit, Nuri Sahin.

Janë tre lojtarë në listën e Dortmundit, derisa transferimet disa prej tyre që varen nga largimett.

Nëse Dortmundi nuk arrin të nënshkruajë me Ian Maatsen në mënyrë të përhershme, atëherë skuadra gjermane do të hyjë në treg për shërbimet e mbrojtësit të majtë të Fenerbahçes, Ferdi Kadioglu.

24-vjeçari është nën kontratë me klubin turk deri në vitin 2026 dhe është i vlerësuar në treg me shifrën prej 21 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Mandej, është pozita e sulmuesit anësor, aty ku Dortmundi po tenton të përforcohet për sezonin e ri.

Një lëvizje për sulmues anësor do të varet nëse Jadon Sancho do të rikthehet në klub, ose nëse Donyell Malen dhe Adeyemi do të largohen nga klubi gjerman.

Shënjestra është anësori i Neëcastle, Yankuda Mithe. Lojtari nga Gambia kaloi sezonin e kaluar në huazim te Feyenoordi dhe klubi anglez po mendon ta shesë atë gjatë kësaj vere.

Përfundimisht, Dortmund po tenton po ashtu të përmirësojë edhe mesfushën. Klubi është i lidhur me dy lojtarë, Jerdy Schouten i PSV-së dhe Pascal Gross i Brightonit.

Bisedimet veçse kanë nisur me mesfushorin gjerman të Brightonit për një transferim të mundshëm në Dortmund, por ende s’ka asnjë marrëveshje.

Dortmundi është optimist se një marrëveshje do të arrihet për një transferim me shumën që shkon prej 7 deri në 10 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat