Alliu: Mos i bini më në qafë Armando Brojës

Futboll

Alliu: Mos i bini më në qafë Armando Brojës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:01
Pamje nga ndeshja

Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares, gjithmonë ka dhënë vlerësimet dhe komentet e tij hapur dhe pa përdorur diplomaci.

Ai preku edhe diskutimin rreth Armando Brojës, ku disa e quajnë të një klasi të lartë dhe të tjerë e quajnë të tepruar besimin e madh të Silvinjos për të. .

“Mua më vjen keq për një gjë, në 90 minuta, Shqipëria nuk e përdori kurrë qendërsulmuesin e saj për të treguar cilësitë që ka. Dëgjova edhe pas ndeshjes, ka opinione të ndryshme dhe gjithsecili ka këndvështrimin e tij, disa thonin:

“Pse nuk luajti Broja mirë?”. Por të shkosh deri te sulmuesi, e nis me mbrojtjen si e dërgoi topin para, te mesfushori si e vendosi në pozitë sulmuesin, sa herë e furnizoi sulmuesin apo ky sulmues i mori topat vetë në dyluftim.

Përpos të tjerave, mos i bini në qaf këtij lojtari, Brojës, është i vetmi futbollist që i vjen era modernitet. I vetmi lojtar që ka karakteristika të klasit të lartë. A do të prodhojë futboll të lartë? Nuk e dimë, por një gjë dihet, karakteristikat i ka”, tha Alliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat