Tetova pret triumfin kundër Vllaznisë

Futboll

Tetova pret triumfin kundër Vllaznisë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:36
Tetova

Të dielën në orën 20:00 në stadiumin “Air Alba nia”, Egnatia luan një nga ndeshjet më decizive të sezonit.

Rrogozhinasit do të luajnë gjysmëfinalen e “Final 4” kundër Vllaznisë për të tentuar dhe shpresuar një biletë për në finalen e 26 majit. Në konferencën për shtyp trajneri Edlir Tetova u shpreh se bardhëjeshilët janë gati për të mposhtur Vllazninë, pasi vijnë të karikuar nga suksesi në Kupë.

Tetova, sa ju ndihmon triumfi në Kupë kundër Kukësit për të përgatitur sfidën me Vllazninë?

"Fitimi i Kupës, përtej trofeut na ka ndihmuar ta përgatisim këtë duel të qetë.

Jam i lumtur që ia dolëm me sukses të arrijmë një nga objektivat tanë dhe për këtë falënderoj ekipin, drejtuesit dhe tifozët që na përkrahën në stadium.

Sfida me Vllazninë ka specifikën e vet dhe ne jemi munduar që të marrim maksimumin gjatë këtyre ditëve për të qenë gati për sfidën e gjysmëfinales, tha Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat