De Ketelaere bind Atalantën

Futboll

De Ketelaere bind Atalantën

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:11
Charles De Ketelaere

Ndoshta është ende herët për të qenë në gjendje për të ndërmarrë disa vendime.

Megjithatë, është e vështirë t’i shmangesh kur një lojtar i tillë ka përmbysur plotësisht pritshmëritë:

Charles De Ketelaere arriti të nxjerrë në pah personalitetin e tij në një sezon dhe tek Atalanta duket se funksionon në mënyrë perfekte: 7 gola në kampionat, 11 në total duke përfshirë kupat. Numra që çojnë në një epilog praktikisht të parashikueshëm.

A do të blihet kartoni i lojtarit nga Milani? Me përjashtim të ndonjë surprize të madhe, po: klubi zikaltër do t'i paguajë 22 milionë eurot Milanit dhe do të gëzojë një lojtar i cili që në momentet e para dha ndjesinë e të qenit një bast fitues.

De Ketelaere pushtoi Bergamon dhe bindi klubin, tani duhet të mendojë vetëm për fushën dhe në këtë fund sezoni synon që të hyjë në librat e historisë me Atalantën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat