Girona “parakalon” Barcelona

Futboll

Girona “parakalon” Barcelona

Më: 27 prill 2024 Në ora: 17:17
Girona

Girona kalon me sukses pengesën Las Palmas. Skuadra katalanase fitoi 0:2 në transfertë, duke u afruar edhe më shumë me kualifikimin historik në Champions League.

Takimi nisi me penallti të humbura. Sandro Ramirez dështoi për vendasit në minutën e tetë. Ndërkohë që në të 26’ gaboi nga pika e bardhë Artem Dovbyk në krahun tjetër.

Por David Lopez përfitoi nga topi i grushtuar prej portierit të Las Palmasit dhe kaloi Gironën në avantazh.

Miqtë realizuan golin e qetësisë në minutë e 57’. Sërish penallti, e treta e ndeshjes. Dovbyk nuk gaboi më, duke dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 19-të sezonal në La Liga për sulmuesin ukrainas të Gironës, goleadori më i mirë për momentin në elitën e futbollit spanjoll.

Fitorja e sotme ka ngjitur Gironën në vendin e dytë me 71 pikë. Një pikë mbi Barcelonën. Që luan të hënën në shtëpi kundër Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat