Botërori për Klube 2025, finalisteve u shtohet një tjetër ekip

Futboll

Botërori për Klube 2025, finalisteve u shtohet një tjetër ekip

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:48
Espérance Sportive de Tunis

Pas Salcbugut, Atletiko Madrid dhe Juventusit, të cilat morën vendet e fundit të lira të cilat i takonin Europës, sot Botërori i Klubeve është njihur edhe më një tjetër pretendente.

Bëhet fjalë për klubin nga Tunizia të Espérance Sportive de Tunis.

Skuadra në fjalë është e 26-ta, e cila pret një biletë për në këtë event që do të organizohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkauara të Amerikës.  

Espérance Sportive de Tunis siguroi pjesëmarrjen pasi u kualifikua në finalen e Champions-it të Afrikës ku do të sfidojë Al-Ahly (e kualifikuar me statusin e ish-kampiones kontinentale në 2021 dhe 2023).

Për momentin vetëm 6 skuadra mbeten ende për tu kualifikuar në edicionin e parë të Botërorit për Klube. Ky event do të jetë mjaft i rëndësishëm për skuadrat pasi vetëm për pjesëmarrjen do të përfitojnë plot 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat